Arsenali në garë për De Ligtin

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 13:01 | Nga

Arsenali është futur në garë për të transferuar mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, raporton “Daily Mirror”.

De Ligt 18-vjeçar po lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, ndërsa javën e kaluar ishte raportuar se holandezi është në Barcelonë për të biseduar për transferimin.

Mirëpo “Daily Mirror” ka njoftuar se qendërmbrojtësi është po ashtu duke u kërkuar nga Arsenali.

Skuadra londineze po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në mbrojtje dhe e sheh De Ligtin si përforcim ideal.

Tinejxheri holandez ka pesë ndeshje me përfaqësuesen e parë të Holandës dhe ishte pjesë e rëndësishme e Ajaxit që arriti në finale të Ligës së Evropës stinorin e kaluar.

De Ligt ka luajtur më tepër se 50 ndeshje me skuadrën e parë të Ajaxit, ndërsa Barcelonës i duhen përforcime në mbrojtje po ashtu, pasi Thomas Vermaelen do të largohet në verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme