Arsenali nis bisedimet për transferimin e Suarezit

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Barcelona, do të takohen gjatë kësaj javë për të nisur negociatat për transferimin e Denis Suarezit, në Premierligë.

Sipas “Mundo Deportivos” londinezët e dëshirojnë me çdo kusht lojtarin që këtë sezon me katalunasit ka luajtur vetëm 17 minuta në La Liga, transmeton KTV.

Suarezi është i hapur për një largim nga Barcelona, ku do të bashkohej me trajnerin Unay Emery, me të cilin ka punuar te Sevilla.

“Topçinjtë”, po e kërkojnë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme