Arsenali nuk heq dorë nga Conte

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Arsenali nuk po heq dorë nga trajneri italian, Antonio Conte.

Nisja katasrofike që i kanë bërë sezonit “topçinjtë” kanë detyruar drejtuesit e klubit të vihen në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Mikel Artetën i cili është në prag shkarkimi.

Edhe pse firma me Conten është e vështirë me ish-trajnerin e Interit që kërkon të bëjë një vit pushim, drejtuesit e Arsenalit do të provojnë me të gjitha mënyrat për të bindur teknikun puljez të rikthehet në Premier League.

Conte e drejtoi ekipin anglez, Chelsea në periudhën 2016-18, kurse sezonin e kaluar udhëhoqi Interin drejt triumfit në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme