Arsenali nuk pranon asnjë ofertë për Mustafin

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Arsenalit ka kohë që kërkojnë largimin e mbrojtësit Shkodran Mustafi. Por klubi londinez nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për ish-reprezentuesin e Gjermanisë.

Kështu ka njoftuar BBC-ja të martën. Mustafi nuk është vlerësuar pozitivisht për paraqitjet që kishte në edicionin e kaluar të Premier Leagues.

Në shumë raste, tifozët kanë vlerësuar se gabimet e tij i kanë kushtuar skuadrës me humbje të pikëve. Dhe kështu shpesh kanë kërkuar largimin e tij.

Arsenali gjatë verës ka pritur oferta për Mustafin, por raportimet e fundit bëjnë të ditur se asnjë ofertë zyrtare nuk ka shkuar në klubin e madh anglez. Sipas BBC-së, Mustafi dëshiron të mbetet tek Arsenali.

Tek Arsenali luan edhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka, që së shpejti pritet të gradohet në kapiten të skuadrës.

Të ngjashme