Arsenali përjeton humbjen e tretë radhazi në kampionat, turpërohet nga Brighton

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 16:43 | Nga

Arsenali ka humbur në udhëtimin e tyre te Brightoni me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë përjetuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier duke bërë që Arsene Wengerit t’i vihet karrigia në rrezik.

Gjigantët londinez janë mposhtur nga Brightoni në një ndeshje të dobët të zhvilluar nga Arsenali.

 

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e shtatë të ndeshjes, ku Lewis Dunk shënoi për 1-0 pas asistimit të Shane Duffy.

Në minutën e 26-të të ndeshjes, Brightoni shënoi edhe golin e 2-0 me anë të Glenn Murray duke bërë gjithçka më të vështirë për Arsenalin.

Krejt në fund të pjesës së parë, Topçinjtë arritën të ngushtojnë epërsinë me Pierre-Emerick Aubameyang (43′), i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të Granit Xhakës.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishte diçka më e mirë duke tentuar të gjejnë golin e barazimit, por edhe përkundër rasteve nuk arritën të bëjnë asgjë dhe në fund humbën me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje, londinezët mbesin në pozitën e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Brightoni ngjitet në pozitën e dhjetë me 34 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali e pret në shtëpi Watfortdit, teksa Brightoni udhëton te Evertoni.

https://youtu.be/n38XEtJf4HQ

https://youtu.be/pX_A4AoMHjM

https://youtu.be/ZtOB3la6JL0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme