Arsenali planifikon të ofrojë 48 milionë euro për Aouarin

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Arsenali po kërkon t’i bëjë edhe dy përforcime deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Sipas mediave angleze, synimi kryesor i londinezëve është transferimi i mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar.

Skuadrës angleze i është refuzuar oferta prej 32 milionë eurosh për mesfushorin nga krerët e klubit francez.

“Topçinjtë” thuhet se kanë përgatitur ofertën e re prej 48 milionë eurove për mesfushorin.

22-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023.

Të ngjashme