Arsenali po mendon për Darmianin

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:28 | Nga

Mbrojtësi italian, Matteo Darmian po kalon ditët e fundit si futbollist i Manchester United.

Anësori nuk është preferuar shumë nga trajneri portugez Jose Mourinho dhe ka paralajmëruar largimin nga Old Traford.

E në garë për shërbimet e tij është futur edhe rivali i United, Arsenal që po e dëshiron italianin.

United ka vendosur ta lë të lirë largimin e reprezentuesit italian por skuadrat e interesuar duhet të paguajnë çmimin e kërkuar.

Djajtë e Kuq po kërkojnë rreth 18 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet Darmianin.

Por përveç Arsenalit, italiani po kërkohet edhe në vendlindjen e tij.

Skuadrat më të mëdha italiane, Roma, Inter, Juventus dhe Napoli janë duke u interesuar për të.

Darmian më parë kishte luajtur në Torino, ndërsa ka kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme