Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij, pasi mbetet në dyshim për të vazhduar në Londër apo të transferohet në Romë.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu në Kampionatin Evropian me Zvicrën dhe është bërë prioritet i Jose Mourinhos për ta transferuar te Roma.

Por oferta e Giallorosëve është larg nga ajo që kërkon Arsenali për ta lënë të lirë prishtinasin.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano sapo ka lajmëruar se Arsenali i ka ofruar një kontratë të re Xhakës.

Topçinjtë i kanë ofruar kontratë të re Xhakës deri në verën e vitit 2025, ku do të ketë edhe rritje page.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, oferta e Arsenalit është shumë më e mirë se ajo që i ka ofruar Roma.

Të ngjashme