Arsenali shënjestron sulmuesin Wout Weghorst

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Qendërsulmues i Wolfsburgut, Wout Weghorst, ka joshur interesimin e Arsenalit – bën të ditur Bild.

Holandezi do të jetë në dispozicion për 35 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Topçinjtë e duan nënshkrimin e tij.

Për shërbimet e 27-vjeçarit ka shprehur interesim edhe Newcastle Unitedi nga Liga Premier.

Weghorst është pjesë e klubit gjerman nga viti 2018, ndërsa këtë sezon i ka shënuar 16 gola në Bundesliga.

Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e klubeve, si FC Emmen, Heracles Almelo e AZ Alkmaar. 

Të ngjashme