Arsenali synon fitoren e radhës ndaj Norwich, formacionet zyrtare

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Norwich City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Norwichit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, takim që zhvillohet në Emirates Stadium nga ora 19:00.

Ekipi i Mikel Artetas ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit dhe pret fitoren e radhës për të qëndruar sa më afër pozitave të Evropës.

Në anën tjetër, mysafirët synojnë rezultat pozitiv për të mbajtur shpresa për mbetje në Ligën Premier.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Te Arsenali nga minuta e parë janë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Arsenal: Martinez; Mustafi, Luiz, Kolasinac; Bellerin, Xhaka, Ceballos, Tierney; Nelson, Lacazzette, Aubameyang;

Norwich: Krul; Aarons, Godfrey, Tettey, Lewis; Trybull, McClean, Rupp, Buendia, Cantwell; Pukki. 

Të ngjashme