Arsenali synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Watfordit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Watfordi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Watfordit në takimin e vlefshëm për javën e 11-të që zhvillohet në Emirates nga ora 15:00.

Ekipi i Mikel Artetas është në formë të lartë pa humbje në shtatë ndeshje, ku ka pesë fitore dhe dy barazime, teksa synon fitoren e radhës për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë tri humbje dhe një fitore në katër ndeshjet e fundit, por kanë udhëtuar në Emirates për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares; Maitland-Niles, Sambi, Smith-Rowe, Saka; Aubameyang, Lacazette;

Watford: Foster, Rose, King, Nkoulo, Cathcart, Tufan, Sissoko, Femenia, Sarr, Deniss, Kucka;

Të ngjashme