Arsenali synon të transferojë Kurzawan

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Arsenali po synon të transferojë mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa, raporton “France Football” të martën, transmeton Koha.net.

Arsenali është interesuar për transferimin e Kurzawas në afatin kalimtar të janarit. Krerët e klubit londinez po shpresojnë të transferojnë reprezentuesin e Francës pa dëmshpërblim në verë, kur edhe Kurzawas i skadon kontrata me Parisin.

Kurzawa 27-vjeçar këtë stinor ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar një gol e asistuar dy tjerë.

Të ngjashme