Arsenali synon transferimin e mesfushorit të njohur serb

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Arsenali po synon që të përforcohet sa më shumë për sezonin e ardhshëm, pas dështimit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga Londra raportohet se ka shprehur interesim për Sergej Milinkovic-Savicin, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Corriero dello Sport”, Arsenali është i gatshëm të paguajë më shumë se 42 milionë funte për mesfushorin serb.

Për 27-vjeçarin thuhet se interesim serioz ka shfaqur edhe klubi tjetër nga Premierliga, Newcastle United.

Sergej Milinkovic-Savic me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Të ngjashme