Arsenali zyrtarizon Odeegardin

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenalit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit norvegjez Martin Odeegard të mërkurën.

Arsenali ka bërë të ditur se Odeegardi do të jetë pjesë e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

Odeegard tek Arsenali është huazuar nga skuadra e Real Madridit për shkak të hapësirës së vogël që e ka pasur te madrilenët.

Odeegard 22-vjeçar te klubi londinez do ta bartë fanellën me numrin 11.

“Është fantastike që kemi siguruar një lojtar si Martini, i cili ka vite që luan në nivelin më të lart dhe të gjithë i njohin cilësitë e tij. Martini na ofron opsione në fazën e sulmit dhe besoj se do të integrohet shpejt në ekip”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Të ngjashme