Arsyeja e vërtetë pse Aro Muric u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës një ditë para ndeshjes

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës doli me njoftim zyrtar ku konfirmoi lajmin befasues se ka liruar nga kontigjenti portierin numër 1 të ‘Dardanëve’, Aro Muric.

Në njoftim thuhet se ky vendim ka ardhur për arsye për arsye për diciplinore.

Burime të Periskopit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës potencojnë se arsyeja pse Muric është larguar është për shkak se ka thyer rregulloren e lëvizjes së lirë.

”Ka thyer rregullat e lëvizjes së lirë. Ka qarkulluar kur nuk i është lejuar,” ka thënë një burim brenda FFK-së për Redaksinë tonë.

Përndryshe, Kosova nesër luan kundër Lituanisë në ‘Fadil Vokrri’ miqësore, para se ta presë Suedinë katër ditë më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme