Arsyeja misterioze se pse pushoi zemra e Astorit

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:23 | Nga

Davide Astori ishte 31-vjeçar dhe mbante shiritin e kapitenit të Fiorentinës. Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Informacionet e para flasin për një “arrest kardiak”, por si është e mundur që një sportist kaq i ri të humbë jetën në këtë mënyrë pa asnjë arsye?

“Është e rëndësishme që në një rast të tillë të kryhet autopsia dhe të analizohen kampionët e gjakut për të zbuluar nëse ka pasur probleme gjenetike” – shpjegon profesoresha Silvia Priori, e Universitetit të Kardiologjisë në Pavia e cila shton: “Shpesh sëmundjet gjenetike u shpëtojnë diagnozave edhe kur kryhen të gjitha analizat apo vizitat e nevojshme. Kjo ndodh sepse këto sëmundje edhe kur janë në një formë fillestare dhe që japin një shenjë dëmtimi në muskul apo në transmetimin e impulsit elektrik janë të pakapshme nga ekokardiografitë apo elektrokardiogramet. Ato mund të shkaktojnë një arrest kardiak falat që në shfaqjen e parë”.

Arresti kardiak në një moshë të tillë të re bie në sy sepse duket e pamundur që zemra të ndalet pa ndonjë sëmundje të dukshme. Mbi të gjitha kur mendon për një futbollist të Serie A, për të cilin presupozohet tu jetë nënshtruar testimeve të vazhdueshme.

“Arresti kardiak në një moshë të re mund të jetë provokuar nga një sëmundje gjenetike të shkaktuar nga ndonjë defekt në ADN që më pas shkaktojnë defekte në muskulin e zemrës, ose mund të jetë një mutacion i ADN-së i cili alternon proteinat të cilat kontrrollojnë ritmin kardiak. Këto shkaktojnë sëmundje të zemrës që lidhen me aritmi të rënda” – thotë specialistja.

Vdekjet nga zemra te të rinjtë janë një temë komplekse që ka ende shumë të panjohura. Jo gjithçka është mundur të zbulohet në këtë fushë. Madje as autopsitë nuk mundin të zbulojnë shkaqet e vdekjes. Sipas së njëjtës specialiste janë rreth 20% e vdekjeve nga zemra të moshave të reja të cilave nuk u gjendet asnjëherë shkaku. Ajo thotë se ka edhe të rinj të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë një arresti kardiak dhe janë ende “në errësirë” për shkaqet e tij. Të vetmet këshilla të mjekëve janë mbajtja nën kontroll e aritmive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme