Arsyeja pse Manchester Unitedi s’e mori Pochettinon

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz pritën që Mauricio Pochettino të emërohej trajner i Manchester Unitedin pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit në nëntor.

Djajtë e kuq njoftuan javën e kaluar se Ralf Rangnick do ta drejtojë skuadrën deri në fund të këtij sezoni, raporton Gazeta Express.

Raportohej se trajneri i Paris Saint-Germain Pochettino ishte shumë i interesuar ta udhëhiqen Unitedin.

Telefoot ka shpjeguar pse Pochettino nuk u emërua trajner në Old Trafford.

Televizioni francez pretendon se paratë ishin njëri prej problemeve. PSG-ja ishte e gatshme të bisedonte vetëm nëse Unitedi do t’i ofronte mes 15 dhe 20 milionë euro në dëmshpërblim për marrjen e trajnerit të saj.

Po ashtu, PSG-ja nuk ishte e sigurt se do të mundë ta gjente një trajner të duhur për ta udhëhequr një skuadër plot me yje Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar, Sergio Ramos, Angel Di Maria, Gianluigi Donnarumma dhe Marco Verratti.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, nëse Unitedi do të trokasë sërish në derë për Pochettinon.

Marrëveshja e Rangnick me Unitedin mbaron në verë, kur ai do të kalojë në rolin e këshilltarit të klubit për dy vitet pasuese. 

Të ngjashme