Arsyetimi i Zidanes pas humbjes turpëruese ndaj Atleticos, premton ndryshime

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Humbja e thellë e Real Madridi nga rivali lokal Atletico Madrid, ka bërë që të reagoj edhe trajneri Zinedine Zidane.

Trajneri francez tha se ekipi i tij hyri shumë keq në këtë takim.

“E filluam shumë keq ndeshjen ku pas tetë minutave të para ishim në disavantazh 2-0. Në pjesën e parë nuk arritëm për asnjë moment të futemi në lojë dhe gabuam gjithçka, nuk kishte intensitet që për këto lloj ndeshje ishte i domosdoshëm. Nuk mund të pësohen shtatë gola dhe për këtë lojtarët janë të zhgënjyer, por është një ndeshje miqësore pasi në kampionat nuk ndodh kështu”, deklaroi Zidane.

Të ngjashme