Arteta: Arsenali nuk ka më hapësirë për gabime

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Mikel Arteta thotë se Arsenali ka pak hapësirë për gabime në këtë pikë të sezonit.

Menaxheri spanjoll ka vendosur synimet e tij për të siguruar daljen në Evropë për sezonin e ardhshëm, me Arsenalin aktualisht që mban pozitën e 11-të në Premier Ligë.

Për më tepër, Topçinjtë po përgatiten të fillojnë fazën e eliminimit të Europa Ligës javën e ardhshme kur ata takohen me Benfican.

“Nuk kemi ndonjë diferencë të madhe në kampionat për të siguruar daljen në Evropë si dhe në Europa Ligë, janë ndeshje me nokaut’’.

“Pra, në momentin që nuk bën atë që duhet, je jashtë. Niveli i vëmendjes dhe niveli i përformancave do të jenë me të vërtetë të larta – dhe ne duhet të përballemi me sfidat dhe t’i kalojmë ato”, përfundoi spanjolli. Arsenali nuk ka më hapësirë për gabime

Të ngjashme