Arteta konfirmon të ardhmen e Xhakës

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar admirimin që ka për mesfushorin Granit Xhaka.

Madje ai ka bërë të ditur se Xhaka ishte në listën e transferimeve edhe në kohën kur Arteta ishte ndihmëstrajner i Pep Guardiolës te Manchester City.

“Kur shkoja nga Arsenali te City për t’u bërë trajner dhe po shikonim për atë pozicion, ai ishte njëri nga lojtarët në listën time. Kjo është sa shumë më pëlqente ai. Isha i lumtur kur Arsenali e transferoi atë sepse kam menduar se do të jetë një lojtar fantastik. Ai ka bërë disa gjëra shumë të mira por tani ai është ngujuar në një situatë të vështirë, e mendoj se ajo ishte rritur gjithnjë dhe një ditë shpërtheu”, u shpreh Arteta, raporton Goal.

Megjithatë, ai ka shtuar se është i mahnitur se si kjo situatë është duke u përmirësuar.

“Por, jam mahnitur gjithashtu se si kjo marrëdhënia ka nisur të rikthehet pak nga pak, dhe mendoj se fansat gjithashtu kanë qenë shumë pozitiv për të. Është e vështirë të ndryshojmë skenarin, aty kur ishte e shkëlqyer, por jemi në drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Tutje Arteta ka konfirmuar se ka biseduar me Xhakën dhe ia ka bërë me dije se sa shumë e vlerëson.

“I kam thënë se sa shumë më pëlqen dhe çfarë pres nga ai, sa i rëndësishëm është për ekipin. Jam këtu për ta ndihmuar dhe dua që ai të ndjejë se ne e mbështesim, jo vetëm unë por i tërë klubi”, tha Arteta.

Kujtojmë se Xhaka është lidhur me një rikthim në Bundesligë, me Hertha Berlinin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Të ngjashme