Arteta nuk është i bindur në largimin e Mustafit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit , Mikel Arteta këmbëngul se nuk dëshiron të humbasë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi gjerman nuk po gjen qetësi te Arsenalit dhe kohëve të fundit është duke u lidhur me një transferim te Galatasary.

Por, një largim i Mustafit nuk përkrahet në masë të madhe nga trajneri i ri Arteta.

“A mund ta lejojmë largimin? Skenari ideal është jo”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Nëse kjo ndodh, ne do të duhet të shpikim diçka. Tashmë po luajmë me mbrojtës të krahëve që nuk janë mbrojtës krahu”.

“Ata janë anësorë ose mesfushorë qendrorë dhe a mund të kemi mundësi të humbasim një mbrojtës krahu? Jo, pasi ne nuk kemi asnjë mbrojtës krahu”.

“Unë e di historinë e Mustafit në këtë klub futbolli, por varet nga ai”.

“U thashë të gjithëve nga dita e parë: Varet nga ju djema. Më tregoni sa dëshironi, më tregoni se jeni të angazhuar këtu, ju do të keni një shans dhe do të vijë këtë javë, javën tjetër ose në vijim”.

“Ata do të kenë mundësinë për të luajtur. Pasi të mbetet, ata do ta tregojnë atë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme