Arteta thotë se Aubameyang po bindet për të qëndruar në Arsenal

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Pierre Emenick Aubameyang shënoi dy herë në gjysmëfinalen e djeshme të FA Cup përballë Manchester City-t dhe i dha fitoren Arsenalit, duke e kualifikuar për në finalen e parashikuar të luhet më 2 gusht në “Wembley”.

Megjithatë sulmuesi nga Gambia vijon të jetë një çështje për londinezët, pasi kontrata e tij me “topçinjtë’ skadon në verën e ardhshme dhe deri tani futbollisti ka refuzuar të gjithë ofertat për të rinovuar.

I pyetur për këtë çështje në përfundim të ndeshjes me Manchester City-n, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta u shfaq optimist se Aubameyang mund të pranojë rinovimin, por për këtë ka nevojë për garanci konkrete në lidhje me projektin e klubit.

“Flas vazhdimisht me të, pasi ia kam bërë të qartë që për ne është shumë i rëndësishëm dhe duam ta kemi në ekip për shumë vite,. E shoh gjithmonë e më të bindur, por që të firmosë rinovimin, ka nevojë për garanci në lidhje me projektin e klubit. Është një sulmues ambicioz, që dëshiron të luajë për objektiva madhorë dhe jo për mesin e renditjes”, deklaroi Arteta.

Të ngjashme