Arthur, mesfushori që po e zëvendëson Xavin

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë te Barcelona e kishin ditur se kanë goditur “jackpotin” kur kishin transferuar mesfushorin Arthur Melo para fillimit të këtij edicioni nga Gremio për 30 milionë euro. Kësaj “vulë” i ka dhënë edhe ylli më i madh i Barcelonës, Lionel Messi që së fundi është pyetur për përforcimet e këtij edicioni.

“Nëse më duhet të zgjedh njërin prej përforcimeve, atëherë ai do të jetë Arthuri”, tha Messi.

Messi shumë rrallë përgëzon ndonjë lojtar publikisht, por ai është përshtatur shumë mirë në fushë me Arthurin. Që prej largimit të Xavit dhe Dani Alvesit nuk ka pasur ndonjë lojtar në ekip që preferonte për kombinime në fushë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Ai gati në çdo ndeshje, tregon se ka një lidhje të veçantë me Arthurin, i cili gjithnjë e më shumë po del në pah te Barcelona.

Arthur 22-vjeçar, këtë edicion ka 26 ndeshje me Barcelonën në të gjitha garat. Te tifozët e Barcelonës, Arthuri ka filluar të shihet si zëvendësim i Xavit për nga mënyra se si e mbron topin. Gjithashtu, ka edhe saktësi të pasimeve mbi 94 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme