Arthur mungon, lista e Barcelonës për ndeshjen me Valladolid

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Arthur Melo është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës për përballjen me Real Valladolid në ‘Camp Nou’ të martën në mbrëmje.

Braziliani nuk është në listën e 18 lojtarëve të Ernesto Valverde për arsye taktike dhe jo për një problem lëndimi.

Sergi Roberto është në skuadër pasi u shërua nga dëmtimi i gjurit, ndërsa janë të përfshirë edhe Carles Alena dhe Carles Perez, përcjell lajmi.net.

Samuel Umtiti nuk është emëruar në skuadër ndërsa rikuperohet nga një dëmtim i gjurit, ndërsa Ousmane Dembele mungon për shkak të pezullimit.

Junior Firpo dhe Moussa Wague gjithashtu mungojnë përmes arsyeve taktike.

Skuadra në tërësi: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Jean-Clair Todibo, Luis Suarez, Lionel Messi, Neto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Carles Alena, Sergi Roberto , Frenkie de Jong, Arturo Vidal, Carles Perez dhe Ansu Fati. 

Të ngjashme