Arthur mungon një muaj shkaku i lëndimit

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Arthur do t’i mungojë Barcelonës për katër javë shkaku i zgjatjes së muskujve, ka njoftuar klubi.

22-vjeçari nuk do të luajë në katër ndeshje – në ligë ndaj Athletic Bilbaos, Real Valladolidit dhe Sevillas dhe në ndeshjen e parë ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.

“Testet kanë konfirmuar se lojtari Arthur Melo ka pësuar zgjatje të muskujve në këmbën e majtë. Ai pritet të mungojë për tre apo katër javë”, ka njoftuar Barça.

“Nëse parashikimet janë të sakta, Arthur do të mungojë së paku katër ndeshje”, thuhej në njoftimin e kampiones spanjolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme