Arthur në dyshim ndaj Parmas

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo, do të vazhdojë me ekzaminimet mjekësore gjatë ditës së sotme (e enjte), por ai mbetet në dyshim për takimin ndaj Parmas.

Braziliani luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Atalantas, por u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 27-të pas një ndërhyrjeje nga Cristian Romero.

Derisa stafi mjekësor i Bianconerëve është duke e monitoruar, Tuttosport raporton se ai mund të luajë ndaj Parmas, kurse burime të Football Italia pohojnë se me shumë mundësi do të pushojë ose do të jetë në bankën rezervë.

Arthur u zëvendësua nga Adrien Rabiot në mesfushë, ndërsa Zonja e Vjetër arriti të nxjerrë vetëm një barazim (1-1) ndaj Atalantas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme