As Hazard, as Marcelo, Vasquez e James, humbasin zyrtarisht ‘El Clasicon’

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është pothuajse e konfirmuar, Reali do të zbresë në ‘Camp Nou’ pa dyshen fantastike, Marcelo e Hazard derisa do të mungojnë edhe James e Vasquez.

Marcelo, Eden Hazard, Lucas Vasquez dhe James Rodriguez, të katërtit do të mungojnë të mërkurën mbrëma kundër Barcelonës.

Dy ditë para ‘El Clasicos’, futbollistët e lartpërmendur janë stërvitur të veçuar.

Vasquez ka vazhduar me programin special, James tashmë ka ditë që i veçuar stërvitet me topin, derisa Hazard ka vazhduar stërvitjet në palestër, kurse Marcelo gjithashtu është stërvitur vetëm në palestër.

Kështu, tashmë pothuajse gjithçka është e kryer, përveç Marco Asensios që do të mungojë deri në mars apo prill të vitit 2020, as Hazard, Marcelo, Vasquez e James s’do të jenë të gatshëm për ‘El Clasico’./GE

Të ngjashme