Asamoah blen shtëpi në qytetin e klubit të ri

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:03 | Nga

Kwadwo Asamoah pritet të largohet nga Juventus, duke u transferuar te një rival nga Serie A.

Kwadwo Asamoah është gjithnjë e më afër transferimit në Inter.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi i majtë i Juventusit tashmë ka gjetur shtëpi në Milano.

E ardhmja e tij pritet të jetë te rivali nga Serie A, Inter.

Asamoah ka hyrë në muajt e fundit të kontratës te Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të nënshkruajë me “Nerazzurrët” si futbollist i lirë derisa klubi nga Milano raportohet se i ka bërë gati kontratë trevjeçare.

Të ngjashme