Asamoah mund të kthehet tek Udinese

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i krahut të majtë, Kwadwo Asamoah pritet të kthehet te Udinese pas më shumë se një dekade.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se palët në parim kanë arritur marrëveshjen, që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Asamoah tek Udinese do të transferohet si lojtar i lirë pasi muaj më parë i skadoi kontrata me Interin.

Ganezi 32-vjeçar ka qenë pjesë e Udineses për katër sezone përpara se të transferohet te Juventusi në vitin 2012, ekip me të cilin ka fituar gjashtë tituj kampioni.

Asamoah ka regjistruar 270 ndeshje në total në Serie A prej vitit 2008 duke shënuar 12 gola dhe asistuar 24 herë.

Të ngjashme