Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës për shkak të problemeve muskulore

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Marco Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës të Real Madridit kundër Athletic Bilbao sot (e diel) në mbrëmje, pasi vuan nga problemet muskulore që e penguan atë të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Los Blancos.

Në vend të Asensios pritet që Rodrygo Goes të inkuadrohet titullar në formacion, pasi ishte braziliani që e zëvendësoi gjatë ndeshjes gjysmëfinale kundër Barcelonës.

David Alaba mori pjesë në seancën stërvitore dhe dëshiron të luajë në finalen e Superkupës kundër Bilbaos, por Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë me mbrojtësin austriak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme