Ashley Young afër marrëveshjes me Interin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni dhe mbrojtësi veteran anësor i Manchester Unitedit, Ashley Young, do të bëhet pa dyshim lojtar i Interit gjatë afatit kalimtar të verës, sipas mediumet britanik BBC Sport.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Young ka arritur marrëveshje me Interin, që po shpresonte ta siguronte transferimin e anglezin qysh në janar.

Kontrata e 34-vjeçarit me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të jetë i lirë të fillojë negociata me cilindo klub qysh nga  ky muaj.

Sky Sport Italia raportoi se Interi ishte i gatshëm t’ia ofrojë Youngut një marrëveshje 18-muajshe nëse ai pranon të transferohet këtë muaj. Megjithatë, drejtuesit e Unitedit nuk do ta lejojnë largimin e Youngut tani.

Përkundër kësaj, BBC është e sigurt se Young do të përfundojë në Inter, me më së shumti gjasa gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo s’përjashtohet mundësia as për tani.

Young do të bëhej lojtari i tretë i Manchester Unitedit që i bashkohet skuadrës së Antonio Contes brenda një viti, pas transferimit të Alexis Sanchezit dhe Romelu Lukakus.

Anglezi Young i ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me Manchester Unitedin deri më tani këtë sezon./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme