Asllani kërkon nga FIFA mbështetje më të madhe për futbollin e femrave

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesja e përfaqësueses së Suedisë, Kosovare Asllani ka thënë se mbështetja e FIFA-s për futbollin e femrave është shumë e vogël.

Asllani ka theksuar se futbolli i femrave meriton mbështetje dhe vëmendje më të madhe nga FIFA. Asllani insiston se mbështet fuqishëm letrën e dërguar nga përfaqësuesja e Suedisë.

“E mbështes letrën dhe duam ndryshim. Dallimi i mbështetjes financiare në mes të futbollit të meshkujve dhe femrave është i madh”, ka thënë Asllani për fotbollskanalen.se.

FIFA planifikon të paraqesë një propozim për ta rritur vlerën financiare të Kupës së Botës nga 135 milionë në 270 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme