Asllani shpreson në fillim të mbarë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Të premten në Francë ka nisur botërori i futbollisteve, që do të zhvillohet deri më 7 korrik.

Në botërorin “Franca 2019” po paraqiten 24 përfaqësuese, ndërsa me Suedinë po merr pjesë futbollistja Kosovare Asllani.

Ajo është prej lojtareve kryesore të Suedisë, që bën pjesë në Grupin F së bashku me SHBA-në, Tajlandën dhe Kilin. Ndeshjen e parë Suedia e luan ndaj Kilit, të martën (sot, 18:00).

Suedia luan në Rennes, ndërsa Asllani pritet të jetë titullar.

“Nuk pres ndeshje të lehtë apo fitore me shumë gola. Ndeshja e parë gjithnjë është e vështirë. Do të vendosin detajet”, ka thënë Asllani për mediat suedeze.

29-vjeçarja ka shënuar 32 gola në 126 paraqitje për Suedinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme