Asnjë lojtarë nuk guxon të kërkojë ndihmën e VAR-it nga sezoni i ardhshëm

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Trajnerët e Premier Ligës dhe kapitenët e ekipeve do të paralajmërohen në sezonin e parë se lojtarët që do kërkojnë ndihmën e VAR-it do të ndëshkohen me karton të verdhë.

Premier Liga është e vendosur të prezantojë VAR-in sezonin e ardhshëm, por Shoqata e Gjyqtarëve mendon se gjyqtarët nuk duhet të futen në presion të panevojshëm nga lojtarët për të kontrolluar vendimet.

Zyrtarët morën shembull Kupën e Botës të mbajtur në Rusi, ku dhanë disa shembuj se si lojtarët mund të ndikonin në vendimin e gjyqtarit, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ekspertët në dhomën e VAR-it do të kontrollojnë vazhdimisht vendimet, edhe pa u kërkuar nga gjyqtarët në terren.

Si e tillë, nëse gjyqtari kryesor nuk e sheh një aksion të dyshimtë, ai do të lajmërohet përmes ‘spikerit’ në veshin e tij nga një asistent.

Si rezultat i kësaj, nuk ka nevojë që lojtarët të kërkojnë ndihmën e VAR-it nga gjyqtarët dhe ata lojtarë që bëjnë një gjest të tillë do të ndëshkohen me arsyetimin për mosmarrëveshje dhe përpjekje për të ndikuar tek gjyqtarët. 

Të ngjashme