Asosacioni i Klubeve Europiane kërkon falje që e bëri Kosovën pjesë të Serbisë

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Asosacioni i Klubeve Europiane ka kërkuar falje, pasi në hartën e publikuar dje në faqen e tyre e bën Kosovën pjesë të Serbisë.

ECA ka publikuar një foto duke treguar se në cilat vende ka rifilluar futbolli pa tifozë dhe me tifozë, pas një pauze tre mujore shkaku i koronavirusit.

Edhe pse Kosova njihet si shtet e bënë pjesë në ECA dhe në foto është publikuar se në Kosovë ka filluar kampionati që nga 7 qershori, ECA ka bërë një gabim të madh në hartën e publikuar. Sipas hartës së publikuar nga ana e tyra, Kosova figuron brenda hartës së Serbisë.

Menjëherë pas këtij skandali ka reaguar Klubi Futbollistik ‘Drita’, e cila është pjesë e këtij asociacioni të klubeve. Klubi gjilanas ka dërguar shkresë zyrtarë në ECA, teksa ka kërkuar që të përmirësohet menjëherë një gabim i tillë, në të kundërtën do të largohen menjëherë nga ky asociacion.

Në një prononcim për Gazetën Sheshi” drejtori sportiv i këtij klubi, Valon Zymberi, ka deklaruar gjithashtu që në rast të përsëritjes të një veprimi të tillë, atëherë Drita do të largohet automatikisht nga ky asociacion.

“Kemi dërguar një email zyrtar në ECA, me ç’rast kemi kërkuar sqarim dhe të përmirësohet ky gabim, në të kundërtën ne do të largoheshim automatikisht nga ky asociacion. Përgjigjja e tyre ka qenë e menjëhershme, teksa kanë kërkuar falje dhe kanë sqaruar që ka qenë vetëm një gabim teknik, të cilin e kanë përmirësuar menjëherë. Gjithashtu ECA ka siguruar Klubin Futbollistik “Drita” që lëshime të tilla nuk do të ndodhin më asnjëherë, në të kundërtën ne do të largohemi automatikisht”, deklaroi Zymberi.

Kujtojmë që Drita është anëtare e Asociacionit të Klubeve Evropiane me të drejta të plota dhe me të drejtë vote.

Të ngjashme