Aston Villa e gatshme të bëjë ofertën e madhe për Milot Rashicën

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica do të largohet në këtë verë nga Werder Bremeni.

Pasi ia dolën të qëndronin në Bundesligë edhe për edicionin e ri, vushtrriasi tani e ka qëllimin të gjejë një klub të ri.

Sipas mediave angleze, Aston Villa është e gatshme të ofrojë 36 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

Por, skuadra gjermane ka bërë të ditur se ata nuk do e lejojnë largimin e Rashicës nën shumën e 38 milionë eurove.

Në garë për lojtarin e ‘Dardanëve’ është edhe Rasenball Sport Leipzig, aty ku me gjasë edhe do të shkojë.

Mirëpo, nuk përjashtohet as mundësia që atë të shohim duke luajtur nga edicioni në Ligën Premier.

Të ngjashme