Aston Villa e vlerëson Grealishin 110 milionë euro

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Aston Villa beson se Jack Grealish ka vlerë të paktën 110 milionë euro, raporton The Telegraph.

25 vjeçari ka pasur një formë të jashtëzakonshme këtë edicion duke shënuar pesë gola e pesë asistime në Premier Ligë, transmeton KOHA.

Ai ka marrë vëmendjen e top skuadrave angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë, për ta pasur në radhët e veta “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë të paktën 110 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme