Aston Villa është rikthyer në Premier Ligë pasi ka mposhtur Derby Countyn në finalen e play-offit në Championship.
Villa, që humbi vitin e shkuar në finalen e play-offit, rikthehet në Premier Ligën angleze pas tre vjetësh.
Për Villan realizuan El-Ghazi e McGinn në fitoren 2 me 1. Te Derby shënoi Waghorn.
Villa me këtë rast fitoi edhe 190 milionë euro.