Aston Villa shpreson të mos ketë fatin e Fulhamit

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Në qershor të vitit 2018, Aston Villa kishte pësuar humbje në finale të plejofit për inkuadrim në Premier League dhe po ashtu po kërcënohej pas një detyrimi tatimor prej 4 milionë funte (4.4 milionë euro), që nuk kishte paguar.

Një vit më vonë, Aston Villa është një nga klubet që ka shpenzuar më së tepërmi në afatin kalimtar të verës, duke shpenzuar 130 milionë funte (142 milionë euro) në transferimin e 12 lojtarëve, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.

Vetëm Real Madridi, Atletico Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë paguar aktualisht më tepër për lojtarë të rinj në këtë afat kalimtar.

Që nga vera, Aston Villa është bërë me pronar të rinj, ka një trajner të ri dhe është kthyer në Premier Leagues pas tre vjetëve me shumë lëkundje në Kategorinë e Dytë të Anglisë.

Stinori 2018\19 kishte nisur keq për Aston Villa. Shumë lojtarë të skuadrës që kishte arritur në finale të plejofit në maj të 2018-s ishin larguar, përfshirë kapitenin John Terry, sulmuesin dhe top-golashënuesin Lewis Grabban, portierin Sam Johnstone dhe sulmuesin anësor Robert Snodgrass.

Jack Grealish kishte ofertë nga Tottenhami dhe më vonë ai pranoi se kishte menduar se do të niste stinorin e ri si lojtar i Tottenhamit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme