Atalanta i shton vlerë sezonit debutues në “Champions”

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane, Atalanta, ka shkruar historinë, pasi ka arritur të kualifikohet në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve në pjesëmarrjen e saj të parë në garën më prestigjioze të klubeve në Evropë. Këtë sukses Atalanta e arriti, pavarësisht se në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve, regjistroi po aq humbje.

Atalanta siguroi kualifikimin në ndeshjen e xhiros së fundit të grupeve, pasi mposhti Shakhtar Donetskun në Kharkiv me rezultatin 3:0 në kuadër të Grupit C. Me këtë fitore, Atalanta mblodhi shtatë pikë nga gjashtë ndeshje dhe përfundoi e dyta në grup pas Manchester Cityt që ka 14 pikë. Ndërkohë, Shakhtari mbeti i treti me gjashtë pikë dhe vazhdon garat në Ligën e Evropës. Shakhtarit do t’i mjaftonte edhe barazimi për të vazhduar në “Champions” shkruan sot Koha Ditore.

Të gjithë golat ndaj Shakhtarit, Atalanta i shënoi në 25 minutat e fundit. Timothy Castagne (68’), Mario Pashaliq (80’) dhe Robin Gonsens (90’) ishin vula e fitores së madhe të ekipit italian. Për Atalantan kjo ishte vetëm fitorja e dytë në grupe dhe e para në udhëtim.

Të ngjashme