Atdhe Nuhiu shënon gol të bukur në minutat shtesë ndaj Leeds United

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka gjetur golin këtë fundjavë në Championship me skuadrën e tij Sheffield Wednesday.

Sheffiled Wednesday ka arritur të marr një fitore të madhe 2-0 në udhëtim te Leeds United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Championship.

Në këtë ndeshje arriti të lë gjurmë edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Shtatlarti prishtinas shënoi në minutat shtesë golin e 2-0, duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Kjo fitore ka bërë që skuadra e Nuhiut të ngritët në pozitën e gjashtë duke zënë një vend në ‘Play-Off’ për inkuadrim të Ligën Premier.

Për Nuhiun ky ishte goli i tretë deri më tani këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme