Atdhe Nuhiu shënon hat-trick ndaj Norwichit

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 17:36 | Nga

Atdhe Nuhiu ka qenë në një formë të jashtëzakonshme sot ndaj Norwichit duke shënuar tre gola në fitoren prej 5 me 1 të Sheffield Wednesday.

Nuhiu shënoi në minutat 14, 60, dhe 90+2, të fundit nga penaltia, transmeton Koha.net. Dy golat e tjerë për vendasit i shënuan Forestieri dhe Venancio.

Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Klose.

Në 28 paraqitje këtë sezon, 15 startues, Nuhiu në ligë ka shënuar 11 gola.

Të ngjashme