Atdhe Nuhiu, titullar për Sheffieldin

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesit kosovar Atdhe Nuhiut i është besuar pozita e sulmuesit në formacionin e parë të Sheffield Wednesday, përkrah sulmuesit tjetër veteran të klubit anglez, Steven Fletcherit.

Sheffield Wednesday do ta vizitojë sot në orën 13:30 në stadiumin The Valley Charlton Athleticun, në kuadër të xhiros së 19-të të sezonit 2019/20 të Championshipit.

Përkundër që Sheffieldi është shtatë pozita më lartë sesa Charlton në tabelën e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli (Sheffieldi 26, Charlton 23), mirëpo dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë.

Përderisa ka qenë pjesë e skuadrës në 17 nga 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Championship, Nuhiu ka luajtur në vetëm 14 prej tyre – duke qenë titullar në katër, ndërsa duke u inkuadruar nga stoli dhjetë herë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme