“Atë që se arriti për 100 vjet Shqipëria, Kosova e bëri me të parën”

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 19:08 | Nga

“Atë që se arriti për 100 vjet Shqipëria, Kosovar arriti të fitoi medaljen e artë qysh në paraqitjen e parë”, kështu ka thënë trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Megjithatë, trajneri i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Kuka ka pohuar se kjo medalje është e dyja shteteve tona dhe mbarë popullit shqiptarë.

Ja postimi i plotë i Kukës

Lojërat Olimpike për Kosovën me sot morën fund!
Ajo që s’është arrit nga shteti ynë amë Shqipëria për më se 100 vite u arrit për shtetin tonë të ri qysh me paraqitjen e parë, medalje kjo që është përbashkët e të dy shteteve tona e popullit tonë në mbarë Boten!
Majlinda e artë Nora fitoj Normën Olimpike lëndoj ligamentin 2 muaj para garave erdhi e lënduar garoj fitoj një luftë mandej humbi u radhit në pozitën e 9.
Sportist nga të dy shtetet tona tentuan të arrijnë më shumë por për momentin kaq i kishim mundësitë!
Në Baku, Nora shpëtoj nderin e Kosovës e në Rio Majlinda nderoj Kosovën e Shqipërinë e të gjithë ne!
Dashtë Zoti që kjo performanc të shndërrohet në energji sportive për përkrahje sportit e sportistëve!
Nxënëset e mia fort më keni nderuar, çdo ditë e çdo orë për këto 16 vite që punoj me ju mi keni shpaguar në mënyrën ma te mirë të mundshme!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme