Athur Melo duhet të ndryshojë mendje për kalimin te Juventusi

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Arthur Melo mund të ndryshojë mendim rreth një shkëmbimi të mundshëm me Miralem Pjanicin, duke kaluar kështu te Juventusi.

Skuadra katalunase e dëshiron transferimin e mesfushorit boshnjak, mirëpo braziliani deri më tani e ka refuzuar marrëveshjen.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Bianconerët dhe Blaugranasist kanë arritur marrëveshje në parim për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Ishte bërë e qartë nga Arthur Melo se është kundër shkëmbimit te Pjanicin dhe dëshiron të mbetet në Camp Nou.

Por, mediumi italian tani bën të ditur se lojtari mund të ndryshojë mendim dhe të kalojë në Torino në këtë verë.

Për Pjanicin janë të interesuara edhe skuadra si Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United, që kanë nga një lojtar në dispozicion ta ofrojnë.

Francezët ofrojnë Leandro Paredes, The Blues mund të ofrojnë Joringohn që ka shprehur dëshirën për ribashkimin me Maurizio Sarrin, derisa Djajtë e Kuq janë tashmë në dijeni se Paul Pogba e kërkon rikthimin te kampioni i Serie A.

Arthur që i mbushë në korrik 24 vite, kishte kaluar te Barcelona në vitin 2018 për 31 milionë euro nga Gremio.

Të ngjashme