Atletet e legjendës së basketbollit Michael Jordan shiten në ankand për një çmim rekord

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një palë atlete të legjendës së basketbollit me firmën e  Michael Jordan të vitit 1985 u shitën në ankand të dielën.

Atletet u shitën tre herë më shumë se çmimi i prashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas Sotheby’s.

Dhjetë persona nga e gjithë bota garuan për të blerë atletet e Jordan që u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet.

Nike Air Jordan 1, që u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls, pritej të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nikë të vitit 1972 që u shtiën për 437.500.

Të ngjashme