Atletico dhe Barcelona ndahen baras në derbin e javës

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 23:25 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së 13-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Në këtë pjesë as raste ideale nuk pati dhe e vetmja gjë që vlen të ceket janë dy kartonë të verdhë, nga një për secilën skuadër.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me dominim dhe posedim të Barcelonës dhe lojë të ashpër nga të dyja skuadrat.

Por, ishin vendasit të cilët gjetën golin dhe zhbllokuan rezultatin në këtë derbi.

Luhej minuta e 77-të e ndeshjes kur Diego Costa shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Antoine Griezmann.

Të ngjashme