Atletico e mirëpret James Rodriguezin

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez nuk është më në planet e Real Madridit dhe është në kërkim të klubit të ri. Rivali i Realit, Atletico është klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit kolumbian

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin i ka hapur dyert e trasnsferimit të mundshëm të James Rodriguezit nga Real Madridi, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Ylli kolumbian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, prandaj do të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ku u kthye nga huazimi në Bayern Munich.

Për ish-futbollistin e Portos dhe Monacos interesim të madh ka shfaqur edhe Napoli, ku do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij, Carlo Ancelotti, por Atletico është favorit për ta transferuar futbollistin.

“Unë e di se trajneri ynë e pëlqen atë. Unë e di se James nuk dëshiron të vazhdojë në Real Madrid, por do të jenë disa peripeci dhe rrethana për t’u bërë kjo e mundur. Do të ishte mjaft mirë ta kemi me ne”, deklaroi Marin.

Së fundmi flitet se menaxheri i tij e ka ofruar futbollistin tek Milani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme