Atletico mposhtë Napolin, por ndërhyrja e rëndë e Godin është ajo që ka krijuar zhurmë (Video)

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 22:27 | Nga

Atletico Madridi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:1 ndaj Napolit në ndeshjen miqësore e vlefshme për Audi Cup.

Skuadra e Diego Simeones ishte duke humbur, pasi pësoi gol në minutën e 56-të nga Callejon.

Spanjollët e kthyen rezultatin me Torres dhe Vietton.

Kulmi i ndeshjes ishte në minutën e 89-të, pasi që Diego Godin bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Adam Ounas.

Sarri u ankua, ndërsa tha se shpreson që gjendja e lojtarit të jetë e mirë.

Trajneri italian, por edhe portieri Pepe Reina u ankuan te lojtari për ndërhyrjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme