Atletico fiton ngushtë ndaj Levantes, pret gabimin e Barçës

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid ka mposhtur 1 me 0 Levanten në xhiron e 19-të në La Ligë për t’iu afruar Barcelonës në krye të tabelës në vetëm dy pikë.

Antoine Griezmann shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 57-të. Ai realizoi nga penaltia.

Barcelona prin me 40 pikë në tabelë, dy më pak ka Atletico në pozitën e dytë. Barça më vonë do të luajë ndeshjen ndaj Eibarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme